08:47 / 04.06.2024
Moti sot në Shqipëri me diell dhe vranësira, temperaturat në rënie
RTKlive
Në Shqipëri sot parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, temperaturat me rënie.
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/26°C
- Zonat e ulëta 16/32°C
- Zonat bregdetare 18/28°C























