Shqipëria, partnere në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve
BKT
Shqipëri

Shqipëria, partnere në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve

E. Hoti / RTKlive

Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.

Në një postim në Facebook, Balla ka njoftuar është takuar me drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

“Mirëprita sot në Tiranë Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel me të cilin diskutuam rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta”, ka theksuar Balla.

Ai ka tënë se EMCDDA po mbështet Shqipërinë në ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm.

“Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitete kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Gjithashtu vijon çdo ditë goditja e tentativave për kultivim të kanabisit”, ka shkruar tutje Balla.


MË SHUME NGA Shqipëri