Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Tatimeve në Shqipëri
BKT
Foto: RTSH
Shqipëri

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Tatimeve në Shqipëri

RTSH

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve në Shqipëri Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Sipas burimeve te RTSH-së, Klosi pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ceno Klosi u emërua në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021. Më parë gjatë periudhës 2015-2021 ai ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike . 

Në qershor deri në tetor të vitit 2021, Klosi u emërua drejtor i përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.

Ai ka eksperiencë të gjatë në sistemin bankar ku për më shumë se 13 vite ka mbajtur pozicione të ndryshme si drejtor në Departamentin e Analizës së Kredisë, Drejtor në Departamentin e Riskut të Kredisë, Drejtor në Departamentin e Financimit të Strukturuar.

Gjatë kohës që drejtoi tatimet, ndaj Klosit ka pasur dhe dy padi në SPAK nga Partia Demokratike.


MË SHUME NGA Shqipëri