Gresa Caka-Nimani rizgjidhet, për herë të dytë, në krye të Kushtetueses
N.M. /RTKlive
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, është rizgjedhur për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet e ditur se kjo u bë në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale në krye të këtij institucioni.
“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka - Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.























