Arrestohen në Ferizaj dy persona, dyshohen se spiunonin për BIA-n
BKT
Lajme

Arrestohen në Ferizaj dy persona, dyshohen se spiunonin për BIA-n

RTK

Policia e Kosovës, në bazë të të dhënave inteligjente dhe provave të detajuara nga AKI, ka arrestuar dy persona me inicialet B.Sh, M.Q, shtetas të Kosovës me nacionalitet shqiptar.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTK, arrestimi ka ndodhur në Ferizaj, nën dyshimet se ata kanë qenë të angazhuar nga BIA serbe.

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve. Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturate inteligjencës serbe. RTK sapo t`i marrë informacionet e plota rreth këtij rasti dhe aksionit në fjalë, do t`i publikojë ato për opinionin.

 


MË SHUME NGA Lajme