Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh
BKT
Foto/ Ilustrim
Lajme

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh

M.Pasoma | RTKlive

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së", thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTK, arrestimi ka ndodhur në Ferizaj, nën dyshimet se ata kanë qenë të angazhuar për vite me radhë nga BIA serbe.

 


MË SHUME NGA Lajme