Tensione në Kuvend, përjashtohet Noka
BKT
Shqipëri

Tensione në Kuvend, përjashtohet Noka

rtsh.al

Tensionet dhe debatet në seancën plenare, të Kucendit të Shqipërisë, të kësaj të enjte (6 qershor) kanë detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla të ndërpresë 2 herë punimet. Debatet erdhën pasi deputetët e Rithemelimit kërkuan futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar të PD-së.

Kërkesa e tyre u refuzua nga Nikolla, me argumentin se ka një vendim partie për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së. Megjithatë kjo nuk u pranua nga deputetët e Rithemelimit, të cilët hodhën akuza mbi kryeparlamentaren Nikolla.

Debatet u përshkallëzuan pasi deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, ndërsa Ministrja Elisa Spiropali u përgjigj duke i quajtur “ushtri e turpit”.

“Kjo që po bëni ju nuk quhet opozitë, ka vetëm një emër, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni... Nuk është hera  e parë që ansambli utopia e ka bërë këtë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve”, tha Spiropali.

Nikolla mori vendimin për përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga seanca duke e akuzuar për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.


MË SHUME NGA Shqipëri