Ambasada gjermane, ceremoni përkujtimore për ish-ambasadorin Zingraf
BKT
Shqipëri

Ambasada gjermane, ceremoni përkujtimore për ish-ambasadorin Zingraf

ATSH

Në mjediset e Ambasadës gjermane në Tiranë u organizua sot një ceremoni përkujtimore në nderim të ish-ambasadorit të Gjermanisë, në Tiranë, Peter Zingraf.

E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zingraf-it.

“Peter ishte një njeri i veçantë, profesionist i rrallë dhe modest i madh, me një thjeshtësi që dëshmonte sofistikimin më të lartë, mik dhe tifoz i Shqipërisë, i cili la pas aq shumë kujtime dhe punë të mira. Do ta kujtojmë gjithmonë. U prehtë në paqe”, u shpreh Spiropali.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e konsideroi Zingraf-in një mik të veçantë të Shqipërisë.

“Do të mbetet gjithmonë i paharruar për mua ish-Ambasadori i RF të Gjermanisë, në Tiranë, Peter Zingraf, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Kam pasur mundësinë të punoj ngushtësisht me të gjatë mandatit të tij në Shqipëri. Shpreha sot ngushëllimet në Ambasadën e RF të Gjermanisë për ndarjen e parakohshme të këtij miku të veçantë të Shqipërisë. U prehsh në paqe Peter”, u shpreh Balla.


MË SHUME NGA Shqipëri