Kolshi: Draft Kodi i Sjelljes së Deputetëve në kundërshtim me Kushtetutën
F.Sertolli / RTKlive
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin "Kodi i Sjelljes së Deputetëve", duke analizuar përputhshmërinë me parimet kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit dhe standardet e parlamenteve demokratike.
Melos Kolshi nga Instituti Demokratik i Kosovës duke e komentuar raportin “Kodi i Sjelljes së Deputetëve” tha se Komisioni për Legjislacion edhe pse pati kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj, për ta hartuar një kod në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe standardet ndërkombëtare, nuk arriti të hartojë dhe të dërgojë në seancë plenare një draft të Kodit të Sjelljes në pajtim me këto dokumente.
Ai tha se Draft - Kodi aktual përmban disa çështje të cilat minojnë efektivitetin dhe përafrimin e tij me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe standardet e parlamenteve demokratike.
“Për këto arsye Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e ka parë të nevojshme publikimin e një dokumenti të tillë, në mënyrë që t’u ndihmojë deputetëve të kenë një qëndrim të mirinformuar sa i përket këtij draft kodi, për të cilin IKD kërkon nga Kryetari i Kuvendit dhe deputetët që një kod të tillë ta tërheqin nga miratimi prej seancës së ardhshme plenare, t’i bëjnë ndryshimet në përputhje me komentet e IKD-së dhe më pastaj ta sjellin për miratim”, tha Kolshi.
Ai ka folur edhe për aspektet kryesore problematike të Draft Kodit të Sjelljes së Deputetëve janë: Kodet e Sjelljes së deputetëve kanë për qëllim krijimin e kulturës politike duke pasur parasysh korrektësinë, transparencën dhe ndershmërinë.























