RTK vjen me programin `Java e Lirisë`, nga 11-19 qershor | VIDEO
M.Miftari/RTKlive
Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës RTK vjen me një program të pasur kushtuar javës së çlirimit. Nga data 11 deri më 19 qershor, do të lëvizim nëpër shumë komuna, ku do të realizojmë emisione të drejtpërdrejta me personazhe mjaft interesante nga shumë fusha. Mes tjerash do të flasim me të rinjtë për të parë dimensionin e lirisë tek gjeneratat e lindura pas çlirimit.
Do të dëgjoni rrëfime të ndryshme për luftën, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Kosovës gjatë këtyre viteve, andaj kemi edhe një arsye më shumë për të festuar bashkë me ne dhe për të mos ndërruar kanalin.
Datat e programit `Java e Lirisë` dhe qytetet:
11 qershor- Prishtinë;
12 qershor- Prizren/Ferizaj;
13 qershor – Suharekë;
14 qershor - Gjakovë;
15 qershor - Gjilan/Kamenicë;
16 qershor - Pejë/Deçan;
17 qershor - Mitrovicë/Vushtrri;
18 qershor – Skenderaj;
19 qershor – Podujevë.























