Përfundon shqyrtimi i raportit të Auditimit financiar të ZKA-së për RTK-në
E.Osmani & A.Bela| RTK
(E plotësuar, ora 13:55) Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka përfunduar mbledhjen me ç’rast është shqyrtuar raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së.
Deputetët u interesuan rreth raportit dhe të gjeturave të tij. Deputetët pyetën bordin dhe menaxhmentin e RTK-së për disa të gjetura që kanë dalë nga raporti i ZKA-së.
(E plotësuar, ora 13:35) Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka nisur mbledhjen me ç’rast po shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të pranishëm janë, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, nënkryetarja Albulena Mehmeti, anëtarë tjerë të bordit të RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Ahmetxhekaj: Do të ishte mirë që RTK të mos ketë fare reklama
Drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se nëse i marrim shembuj televizionet e tjera publike, ato nuk kanë fare reklama.
“Si drejtor i përgjithshëm ta bëj të qartë, në gjykimin tim do të ishte mirë që RTK do të mos ketë reklama fare, sepse në çfarë do forme, të hyrat në marrëveshje kontraktuale me kompani, në një far forme të zbehin pavarësinë që e ke. Shumica e mediave publike në botë, duke përfshirë BBC, brenda territorit të vet nuk kanë reklama, për shkak se kanë parapagim nga qytetarët”, theksoi ai. Ahmetxhekaj vlerësoi se RTK e ka obligim të ketë emisione kulturore. Drejtori i përgjithshëmk Shkumbin Ahmetxhekaj, tha sa i përket marketingut është arritur projeksioni që ka qenë 600 mijë euro për vitin 2023, duke e marrë parasysh edhe borxhet që do të paguheshin, kanë qenë në Kupën e Botës në vitin 2022.
Boletini: Auditimi i ZKA-së ndihmoi në përmirësimin e situatës në RTK|LIVE
Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka falënderuar ZKA për auditimin profesional korrektësinë, dhe tha se kjo ka ndihmuar në përmirësim e situatës në këto dy vitet e fundit.
Ai bëri me dije se janë zbatuar të gjitha rekomandimet nga viti paraprak dhe me këtë është tregues për transparencë në mediumin publik. I pari i bordit, foli për rekomandimin e çështjes së pronës së RTK-së. Boletini, bëri me dije se ka nisur procesi për objektin e Radios, por procesi është ndalë. “Në çdo auditim ka me dalë ky rekomandim, dhe ne si RTK nuk kemi fuqi për me ndryshuar si proces”, theksoi kreu i bordi të RTK-së.
Për një rekomandim që ka të bëj me një rekrutimin në RTK, Boletini, tha se e kanë zgjidhur si problem. Ai ka folur për fuqizimin e auditimin e brendshëm.
Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, bëri me dije se do të kujdesen për zbatim të planit dhe të gjitha evidentimit që dalin në raport. Sipas tij, ku vërehet se ka mangësi mund të shikohet dhe kërkohet llogari nga secili departament. Sa i përket çështjet se pronës së RTK-së ai tha se kjo e gjetur do të përsëritet meqë ata nuk mund të bëjnë diçka rreth kësaj çështjeje, ngase, sipas tij, nuk kanë fuqi ta ndryshojnë këtë proces.
Ahmetxhekaj: Tani RTK ka rregullore të re për rekrutim
Drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj, foli për të gjeturat e raportit të auditimit të ZKA-së, kompensimit dhe çështjen e konkurseve në RTK. “Sa i përket kësaj çështje, nëse flasim për mungesën e një nënshkrimi, nëse dikush e dërgon me emër dhe mbiemër me e-mail nuk mendoj se është shkelje, do të ishte mirë që të mos ekziston fare, dhe nuk e konsideroj se është shkelje”, tha ai. Ahmetxhekaj tha se tani RTK ka rregullore të re për rekrutimin.
Deputeti Hajdar Beqa, ka bërë një përmbledhje të raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Ai ka falënderuar ZKA-në për pasqyrimin të gjendjes në RTK. Beqa tha se Bordi dhe drejtori janë këtu që do të na japin më shumë shpjegime, por duhet të përgëzohen që janë zbatuar rekomandimet e vitit të kaluar. Beqa ka kërkuar sqarime edhe nga ZKA për raportin. Beqaj po ashtu sqaroi se nga RTK janë pajtuar pjesërisht me të gjeturat e auditorit, duke kërkuar tutje të dhëna për mospajtueshmërinë, si dhe detaje tjera për çështjen e pronës.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se derisa RTK financohet nga taksat e qytetarëve, qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë informimi, edukimi dhe arsimimi përmes skemës programore.
Pasi u diskutua edhe për bazën e kundërshtimit të të gjeturës nga ZAP-i, sqarime dhanë edhe përfaqësues të Zyrës së Auditorit.
Shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të RTK-së|LIVE
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka nisur mbledhjen me ç’rast po shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të pranishëm janë, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.























