Rohde për shpronësimet në veri: Nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit
BKT
Lajme

Rohde për shpronësimet në veri: Nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit

N.M. /RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së qeverisë, si reagim ndaj vendeve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së, për shpronësimet në veri të vendit.

Rohde, në një postim në platformën X, tha se citon juristë të shquar të Komisionit Evropian, se kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe se, si e tillë, është e dëmshme.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së Quint/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i juristëve të shquar të KE-së: Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare së Kosovës “, ka shkruar Rohde në X.


MË SHUME NGA Lajme