Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Shqipërisë,Bajram Begaj
BKT
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Shqipërisë,Bajram Begaj

E. Osmani /RTK & RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Pas takimit të dy presidentët kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila gjendet në oborrin e Presidencës dhe Kuvendit.

Presidenti Bajram Begaj ka arritur dje në Kosovë, në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit.

Ndryshe, sot shënohet 12 qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës. Manifestimi kryesor mbahet në Prishtinë.

Për nder të kësaj dite do të mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës, parakalimi i Forcës së Sigurisë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, si dhe pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme