20 pika kalimi në brezin kufitar Kosovë - Shqipëri, pa kontrolle në kufi
Nga sot ka hyrë në fuqi regjimi i lirë i trafikut në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.
Banorët e zonave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë që shtrihen përgjatë brezit 30 kilometra në dy anët e kufirit do kenë mundësi të lëvizin pa iu nënshtruar procedurave të kontrolleve. Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha se kalimi i lehtësuar i banorëve në këto zona do te behet përmes 20 pikave të përcaktuara në fshatrat e zonat më të afërta mes tyre përgjatë vijës kufitare.
“Besoj që shumë shpejt pas përvojës së krijuar nga Vermica edhe në pikat kufitar zyrtar do të kalojnë pa kontrolle”, ka thënë ministri Svelça.
Ai e ka cilësuar implementim te suksesshëm procedure ne kalimit pa kontrolle në Piken Kufitare te Morinit për një periudhë nëntë mujor.
Ministri Sveçla në, një postim në Facebook, ka thënë se Bashkë me homologun e mikun e tij, Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla sot ka vizituar pikë kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë.
"Me qëllimin e realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare të qytetarëve të dy vendeve tona, nga sot do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për ta. Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avansuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”, shkruan Sveçla.
Ai tha se në shënim të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, janë shënjuar edhe 20 vendkalimet e veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave.
“Vazhdojmë, me qëllimet më të mira të përafrimit të vendeve tona dhe qytetarëve tanë, ashtu siç na njeh historia”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


























