Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit
BKT
Sport

Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus ka njoftuar se Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë trivjeçare me klubin për të marrë drejtimin e skuadrës pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm me Bologna.

Trajneri dyzet e një vjeçar e zëvendëson në detyrë Massimiliano Allegrin, ndarja me të cilin erdhi në fund të sezonit.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falënderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta.

Thiago Motta ka shfaqur një stil unik të drejtimit gjatë kohës së tij te Bologna, duke i dhënë ekipit një identitet të fortë dhe arritur rezultate të shkëlqyera, ku skuadra ka arritur edhe kualifikimin në Champions League.