Samiti i SEECP, Begaj vizitë në Shkup
BKT
Shqipëri

Samiti i SEECP, Begaj vizitë në Shkup

rtsh.al

Presidenti i shqipërisë, Bajram Bega,j u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate  të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe, ku do të takohet me  Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.


MË SHUME NGA Shqipëri