09:03 / 13.06.2024
Rama me postim për automjetin e parë ushtarak të blinduar ‘Made in Albania`
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uron ditë të mbarë, në një postim në rrjetet sociale, me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”.
“Mirëmëngjesi ... dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkuar Rama në Facebook.
Në Shqipëri, për herë të parë, prodhohet makina e ushtarake e blinduar. ‘Shota’ quhet makina e parë ushtarake shqiptare, një emër domethënie të veçantë, në nder të luftëtares shqiptare Shote Galica.























