Shqipëria anëtare e Qendrës Evropiane kundër Kërcënimeve Hibride
BKT
Shqipëri

Shqipëria anëtare e Qendrës Evropiane kundër Kërcënimeve Hibride

E. Hoti / RTKlive

Shqipëria është  zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai theksoi se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe NATO-së në këtë organizatë.

“Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, ka shkruar Rama në Facebook.

Anëtarësimi u nënshkrua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Finlandë.


MË SHUME NGA Shqipëri