Aliu–Ahmeti: Mbi 90% e fëmijëve të moshave 10-12 vjeç përdorin telefonat
BKT
Lajme

Aliu–Ahmeti: Mbi 90% e fëmijëve të moshave 10-12 vjeç përdorin telefonat

F.Sertolli / RTKlive

Blerta Aliu-Ahmeti, drejtoreshë ekzekutive e organizatës EEI e ftuar në ‘Info Plus” të RTK-së ka folur rreth projektit "MediaWise" që u financua nga "Western Balkans Fund" në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ajo tha se ky projekt është indikator për shëndetin e nxënësve, i cili sipas saj, tashmë ka 6 muaj që është duke u implemenmtuar.

“Ky është projekt rajonal ku janë të përfshira edhe vendet partnere nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, tha Aliu-Ahmeti, sipas të cilës, ky projekt ka në fokus nxënësit e klasave të pesta nga mosha 10 deri në 12 vjeç me ta kemi mbajtur sesione menturimi.

Ajo tha se mjete dixhitale për këtë projekt konsiderohen prej televizioneve, telefonat, video-lojërat tjera. Nga një testet që është bërë me këta fëmijë del që mbi 90% përdorin telefonat. Ndërkaq tek pjesa se sa kohë e përdorin telefonin brenda ditës, shifra del alarmante nga se në Maqedoninë e Veriut 11 për qind e fëmijëve del që e përdorin telefoni 8 orë në ditë, në Shqipëri 6% ndërsa në Kosovë 4% e përdorin telefoni 8 orë në dite”, tha Blerta Aliu Ahmeti.

Duke i parë të gjitha këto, ajo tha se janë fokusuar në aktivitete ku nxënësit mësojnë rreth balancimit të aktiviteteve online dhe ato offline.

“E rëndësishmja e këtij projekti është që nxënësit të mësojnë se si të jenë eksplorues të shëndetshëm digjitalë. Qëllimi kryesor është t'i ndihmojë nxënësit me instruksione të nevojshme për të analizuar, kuptuar dhe përdorur përmbajtjet digjitale mediatike, me përgjegjësi dhe balancim të caktuar kohor”, Aliu - Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme