Kurti me fjalët e Tony Blair, falënderon miqtë për 25 vjetori çlirimit
M.Sh/RTKLive
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar të gjithë miqtë e Kosovës për urimet që kanë ardhur më shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit. Me këtë rast, Kurti ka veçuar një thëni të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair “... Kombi i bukur i Kosovës është i ndritshëm”.
“Duke mbyllur një javë historike për vendin tonë, duke festuar 25-vjetorin e çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të gjithë për fjalët e tyre kuptimplota dhe të ndaja një mesazh nga një prej miqve të dashur të vendit tonë, kryeministri TonyBlair: "E ardhmja e Kombit të bukur të Kosovës është e ndritshëm”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.
Kujtojmë se Kosova më 12 qershor ka shënuar vitin jubile, 25 vjetorin e çlirimit të vendit dhe hyrjen e forcave paqësor në vendin tonë.
Me këtë rast, në Ferizaj një grup qytetarësh i kanë ngritur një shtatore bronzi ish-kryeministri Blair, në shenjë falënderimi për kontributin e tij dhënë për ndërhyrjen e NATO-s dhe ndaljen e spastrimit etnik. 























