Begaj uron: Të punojmë për një shoqëri më të mirë e më të drejtë
BKT
Shqipëri

Begaj uron: Të punojmë për një shoqëri më të mirë e më të drejtë

N.M. /RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

Begaj, në një postim në Facebook, tha se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”, shkruan Begaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Shqipëri