19:24 / 17.06.2024
Zjarr në ish-fushën e mbetjeve në Fier
RTSH
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e së hënës (17 qershor) zonën e Shinave të Trenit afër ish-fushës së mbetjeve në Fier.
Erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e flakëve, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët e kësaj zone. Famirësisht zjarri nuk ka qenë afër banesave dhe në zonë ndodhen biznese të rralla.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve. Policia po heton edhe për shkaqet e rënies së zjarrit.
























