Abdixhiku ngushëllon familjen Maloku: Zonja Havë ishte një grua e fortë!
V.Th. /RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hava Malokut, gruas të Enver Malokut e cila vdiq sot.
“E dashura Doruntinë, i dashuri Drin e Lon, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ngushëllime për humbjen e nënës suaj. Bëhuni të fortë, siç u bë ajo kur kishit nevojë për të!”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku e ka përshkruar Hava Malokun si një grua të fortë.
“Zonja Havë ishte një grua e fortë!. Asaj, barra e orëve të rënda, i kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe. Dhe këtë forcë e kishte gjetur mu siç dinte ajo, duke qenë e dashur, e buzëqeshur - duke qenë një zonjë e rëndë!” ka shkruar ai në Facebook.























