Shi e breshër, vështirësohet qarkullimi në kryeqytet/Video
RTKLive
Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet. Ekipi i RTKLive sjell video nga rrugët e Prishtinës të vërshuara nga shiu.
Madje në disa zona ka pasur edhe vërshime. Nga videot që ka plasuar RTKlive, shihet se uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.
E menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen”, thotë Rama duke plasuar në Facebook edhe numrat kujdestar.
Shiu me breshër vjen në një mot të nxehtë ku temperaturat ditëve ë fundit iu kanë afruar 40 Gradë Celsius. Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal.























