08:46 / 25.06.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu me stuhi
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/30°C
- Zonat e ulëta 18/34°C
- Zonat bregdetare 21/32°C
Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm.























