Orientonin pacientët drejt spitaleve private, masat e sigurisë për 7 mjekë
RTKlive
Gjykata në Tiranë ka caktuar “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje për shtatë mjekë të QSUT-së”, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Sipas Prokurorisë, mjekët kanë qenë të punësuar në spitalin "Nënë Tereza", ku duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.
Gjithashtu, hetimet kanë treguar se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar, raporton RTSH.
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.
Sipas gjykatës, në “arrest shtëpie” është lënë Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik dhe Florian Marku, ndërsa në “detyrim paraqitje” janë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, Alketa Ymeri Pere, mjeke pranë Spitalit Onkologjik, Brikena Qirjazi, zv.drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, ndërsa për Drilona Kishtën, e lënë po ashtu në “detyrim paraqitje”.























