Rama komenton shkrimin e “The Guardian” për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Rama komenton shkrimin e “The Guardian” për Shqipërinë

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, përcjell shkrimin e gazetës britanike “The Guardian”, për bukuritë, mikpritjen lokale të shqiptarëve.

“Si një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik i traditave të mikpritjes lokale, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme. Kështu shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian” duke rrëfyer të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë si një thirrje për turistët britanikë që këtij vendi t'i eksplorojnë bukuritë e t’i rrokin shpirtin”, kështu e përshkruan Rama shkrimin e kësaj gazete prestigjioze.

 


MË SHUME NGA Shqipëri