Homazhet për poetin Agim Doçi, Begaj telegram ngushëllimi familjes
BKT
Shqipëri

Homazhet për poetin Agim Doçi, Begaj telegram ngushëllimi familjes

ATSH

Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Presidenti Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doçi për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike.

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, – u shprehet Presidenti Begaj i cili vlerësoi edhe rolin intelektual të Agim Doçit në shoqërinë shqiptare.


MË SHUME NGA Shqipëri