Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, paraqiti kushte
BKT
Lajme

Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, paraqiti kushte

RTKlive

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë në një konferencë për media pas takimeve në Bruksel se Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh.

Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe kryeministri Albin Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë, por të cilat nuk i pranoi Aleksander Vuçiq.

“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell.

Megjithatë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian tha se procesi duhet të vazhdojë.

"Para takimit ne kemi ofruar një propozim të ri për zbatimin e planit që do të udhëzoheshin hapat për zbatimin e marrëveshje, por për fat të keq, kushtëzimi i zbatimit nuk lejohej që të bisedohej tutje nga palët dhe kështu palët mbeten larg njëra-tjetrës, por procesi megjithatë duhet të vazhdojë", theksoi ai.

Borrell, tutje shtoi se nuk mund të ketë normalizim, nëse palët nuk pajtohen se si mund të shkojnë përpara, teksa potencoi se roli i BE-së është të ndihmojë ecjen tutje. “Ne jemi zotuar për këtë dhe procesi do të vazhdojë”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme