Osmani uron kadetët e rinj të FSK-së: T`i shërbeni me nder vendit tonë
BKT
Lajme

Osmani uron kadetët e rinj të FSK-së: T`i shërbeni me nder vendit tonë

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar diplomimin e 16 kadetëve të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes.

Përmes platformës ‘X’, presidentja Osmani tha se “si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t'i shërbeni me nder vendit tonë”.

“Urime 16 kadetët që kanë mbaruar Akademinë tonë të Mbrojtjes! Si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t'i shërbeni me nder vendit tonë. Ju uroj të gjithëve karriera të gjata dhe të shkëlqyera ushtarake, duke sjellë krenari për veten tuaj, familjet tuaja, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën tone”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme