Shfaqen pamflete me fotografi të Vuçiqit në veri
BKT
Në Fokus

Shfaqen pamflete me fotografi të Vuçiqit në veri

G.K/RTKlive

Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë vendosur disa pankarta me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në këto pankarta, bashkë me foton e Vuçiqit është shkruar edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në në rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Në disa lokacione të 4 komunave në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hapë rasti Nxitje e Urrejtjes", ka thënë Elshani.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar lidhur me vendosjen e këtyre pamfletëve.

Ai tutje ka thënë se këto pamfleta janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës. Ato janë vendosur nëpër mure të ndërstesave e në xhamat e lokaleve.

 


MË SHUME NGA Në Fokus