Shqipëri, dy ditë zie kombëtare në nderim të Kadaresë
BKT
Shqipëri

Shqipëri, dy ditë zie kombëtare në nderim të Kadaresë

atsh

Shqipëria është në zi sot dhe nesër për nder të shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ditën e mërkurë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Rama.

Ismail Kadare, prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës; anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.


MË SHUME NGA Shqipëri