Lajçak takohet me sekretarin e shtetit spanjoll për BE, flasin për dialogun
BKT
Lajme

Lajçak takohet me sekretarin e shtetit spanjoll për BE, flasin për dialogun

B. H. | RTKlive

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Ai tha se me Marcos vazhdoi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në platformën X.


MË SHUME NGA Lajme