Roma dhe Dybala vazhdojnë ‘martesën’
BKT
Sport

Roma dhe Dybala vazhdojnë ‘martesën’

F.Bytyqi/RTKLive

AS Roma dhe sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala raportohet së janë afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës së re.

Kampioni i botës me Argjentinën, në ‘orbitën’ e disa klubeve të mëdha evropiane, por sipas medieve italiane, ish-ylli i Juventusit do të rinovojë kontratën e re.

Trajneri i ‘romakëve’ Daniele De Rossi thuhet se nuk do të heq dorë nga sulmues argjentinas të cilin e sheh pjesë të skuadrës së tij të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Romës mësohet se në parim kanë arritur marrëveshje me Dybala-n për rinovimin e kontratës së re.

“Paulo Dybala pritet të rinovoj kontratën me Romen”, shkruajnë mediet italiane.