Haradinaj: Loxha ia dha përgjigjen meritore armikut
BKT
Lajme

Haradinaj: Loxha ia dha përgjigjen meritore armikut

B. H. | RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim i dha armikut përgjigjen e merituar. 

Haradinaj ka thënë se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.

"Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj", ka thënë Haradinaj. 

 


MË SHUME NGA Lajme