Zgjedhjet në Himarë - Edi Rama mbledh sot kryesinë e PS-së
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet në Himarë - Edi Rama mbledh sot kryesinë e PS-së

rtsh

Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht kanë vëne në lëvizje socialistët. Pa humbur kohë, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në orën 8:30 mbledhjen e kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën, por edhe koordinimin në funksion të disa zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës si dhe përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.

Ky takim i kryeministrit me kryesinë e partisë së tij, vjen përpara nisjes për në Samitin e NATO-së në Uashington.

Himara është një prej bashkive e cila që nga zgjedhjet e 14 majit 2023 “nuk gjen qetësi”, kjo për faktin se dy ditë pas zgjedhjeve, Fredi Beleri kandidati nga “Bashkë Fitojmë”, i cili  doli fitues nga këto zgjedhje, u arrestua për shit-blerje votash.

Pas arrestimit në tij, në krye të bashkisë, u vendos Jorgo Goro nga radhët e PS-së, i cili po ashtu pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik.

Teksa ndodhej në burg, Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e dytë të sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.

Aktualisht kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës është Arqile Bollano, i cili  e mori në 7 qershor duke zëvendësuar Blerina Balën, edhe kjo kryetare e komanduar.


MË SHUME NGA Shqipëri