NATO zhvillon samit treditor në SHBA, i pranishëm edhe Rama
BKT
Shqipëri

NATO zhvillon samit treditor në SHBA, i pranishëm edhe Rama

rtsh

NATO do të zhvillojë një samit treditor në Uashington më datat 9-11 korrik, ku do të jetë edhe samiti i parë që përfshin Suedinë si anëtaren më të re të aleancës.

Samiti shënon gjithashtu 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ku sot përfshihen 32 vendeve.

Takimi vjen në një moment të rrezikshëm në historinë e NATO-së, me aleancën përballë një luftë në Evropë mes disa krizave globale. Pjesë e samitit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tre tema kryesore si mbrojtja e aleatëve, mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur veten dhe forcimi i partneriteteve globale të NATO-s, veçanërisht në Indo-Paqësorin.

Samiti do të jetë gjithashtu i fundit i Stoltenberg, pasi ai ia dorëzon frenat kryeministrit aktual holandez Mark Rutte.

Më 1949, 12 vende nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut në Uashington për të siguruar mbrojtjen e tyre kolektive në një botë të paparashikueshme. Këtë vit, 32 aleatë të NATO-s do të takohen përsëri në Uashington, për të marrë vendime kyçe se si të vazhdojnë të mbrojnë një miliard qytetarët e tyre ndërsa bota përballet me mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.


MË SHUME NGA Shqipëri