Konjufca takohet me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës
BKT
Lajme

Konjufca takohet me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

N.M. /RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të presë në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi mes dy krerëve do mbahet nga ora 9:00,  ka bërë të ditur, zyra për informim e Kuvendit.

Menjëherë pas takimit, Konjufca bashkë me Nussbaumer do të mbajnë konferencë për media.

Ndryshe Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, nga e hëna ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë deri më 11 korrik.

Krahas takimeve zyrtare, Nussbaumer viziton edhe SWISSCO-n (misioni paqeruajtës i Forcave të Armatosura zvicrane) në Mitrovicë, për të mësuar rreth punës së saj dhe situatës së sigurisë në veri të vendit.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme