Konjufca: Serbia po i shkel parimet e Marrëveshjes për Normalizim
BKT
Lajme

Konjufca: Serbia po i shkel parimet e Marrëveshjes për Normalizim

M.Pasoma / RTKlive

Kryekuvendari Glauk Konjufca në procesin e dialogut Kosovë – Serbi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve s’po ndodh për shkak se Serbia po i shkel parimet e saj.

“Problemi është që Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes, njëra nga to duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet as de-facto dhe atë principin e Kosovës për anëtarësim në institucionet evropiane”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimit me homologun zviceran, Eric Nussbaumer.

Ai ka folur për komentet që Qeveria e Kosovës e ka për obligim t’i dërgojë deri më 18 korrik për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

“Marrëveshja përbëhet nga parimet të cilat duhet të hyjnë në fuqi në momentin që është pranuar nga ana e Serbisë. Parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes dhe ato s’kanë afat. Nuk mund të thuash me 1 janar të vitit 2025 do të fillojë zbatimi i parimit. Në nenin e dytë të marrëveshjes e keni barazinë sovrane mes Kosovës e Serbisë. Ky parim nuk ka afat, nuk mund të thotë Serbia se me Kosovën do të sillet në mënyrë agresore dhe në një moment tjetër do të nis të bëhet fqinj i mirë”, ka thënë Konjufca, transmeton RTKlive.

Konjufca tha se s’mund të ketë barazi sovrane ndërshtetërore  kur kryeministrja serbe dërgon letër për zhvlerësim të marrëveshjes.

“Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ai e adresoi qartë shkeljen e Serbisë. Stano tha se Serbia ka bërë shkelje të marrëveshjes për sa i përket pengimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë interpretim të marrëveshjes, Kosova ka të drejtë. S’mund të ketë barazi sovrane mes shteteve, kur Bërnabiq e dërgon si kryeministre e Serbisë letrën për ta zhvlerësuar marrëveshjen”, tha Konjufca.

 


MË SHUME NGA Lajme