07:26 / 11.07.2024
Moti në Shqipëri i nxehtë, temperaturat do të jenë deri në 40 °C
RTKlive
Meteorologët theksojnë se anticikloni afrikan tashmë i fuqizuar do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 19/38°C
- Zonat e ulëta 20/41°C
- Zonat bregdetare 22/39°C























