S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në
BKT
Lajme

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në

SH.Ç/RTKlive

Ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky komision nuk ka arritur ta hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm ishin vetëm kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj dhe anëtarët, Fitore Pacolli e VV-së dhe Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme