Bordi i RTK-së falënderoi OSBE-në për ndihmë të vazhdueshme
BKT
Lajme

Bordi i RTK-së falënderoi OSBE-në për ndihmë të vazhdueshme

RTKlive

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar sot me Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku është pritur nga kryetari Besnik Boletini, nënkryetarja Albulena Mehmeti dhe anëtarja Arta Berisha.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit dhe sfidat e vazhdueshme me të cilat ballafaqohet RTK-ja.

Bordi i RTK-së theksoi përkushtimin e tyre për një proces transparent dhe meritokratik për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTK-së, ngjashëm me procesin e ndërmarrë dy vite më parë.

Gjithashtu u trajtuan çështjet kyçe si çështja e pronës, metodat e financimit dhe Ligji i ri për RTK-në, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin e përgjithshëm dhe qëndrueshmërinë e RTK-së. Gjithashtu, Bordi shprehu përkushtimin e tyre për avancimin e Njësisë për Verifikimin e Fakteve, projekt ky i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Bordi i RTK-së falënderoi OSBE-në për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

 


MË SHUME NGA Lajme