Situata e zjarreve, Peleshi: Shuhen 11 vatra, 3 ende aktive
BKT
Shqipëri

Situata e zjarreve, Peleshi: Shuhen 11 vatra, 3 ende aktive

rtsh

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se nga 14 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 3 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive.

Ai sqaroi më tej se efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore po vijojnë punën për shuarjen e këtyre vatrave, ndërsa shtoi se ndërhyrja për vatrën e zjarrit të rënë një dië më parë (11 korrik) pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër paraqet vështirësi për shkak të terrenit shumë shkëmbor.

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

Falënderim për të gjithë efektivët zjarrfikës, efektivët e Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor e forcave vullnetare që po luftojnë prej disa ditësh me flakët”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri