Haradinaj: Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive
BKT
Lajme

Haradinaj: Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Haradinaj ka thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme