08:50 / 15.07.2024
Moti në Shqipëri i nxehtë, temperatura deri në 41 gradë celsius
Në Shqipëri moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira të pakta në verilindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 19/38°C
- Zonat e ulëta 22/41°C
- Zonat bregdetare 25/38°C























