Haradinaj: Drejtësia do të ketë punë për ‘gropat e zeza buxhetore’
BKT
Lajme

Haradinaj: Drejtësia do të ketë punë për ‘gropat e zeza buxhetore’

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë mbi 250 milionë euro tendera njëburimorë që janë dhënë gjatë qeverisjes së Kurtit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se për “gropat e zeza buxhetore”, organet e drejtësisë herët a vonë do të kenë shumë punë.

“Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë herët a vonë do të kenë shumë punë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, 'ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet'.


MË SHUME NGA Lajme