08:47 / 16.07.2024
Moti në Shqipëri i nxehtë, temperatura deri në 42 gradë celsius
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe shtim të vranësirave në verilindje me stuhi lokale.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 20/40°C
- Zonat e ulëta 23/42°C
- Zonat bregdetare 26/39°C























