Osmani uron Metsolen për rizgjedhjen kryetare të Parlamentit Evropian
BKT
Lajme

Osmani uron Metsolen për rizgjedhjen kryetare të Parlamentit Evropian

V.Thaçi / RTKlive

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka uruar, Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj presidente e Parlamentit Evropian.

Osmani është shprehur se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Urime, e dashur Roberta Metsola, në rizgjedhjen tuaj si Presidente!. Ndërsa ju vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar osmani në platformen “X”.


MË SHUME NGA Lajme