09:08 / 17.07.2024
Moti në Shqipëri, me diell e vranësira në zonat malore
rtsh.al
Anticikloni afrikan i konsoliduar në gjerësitë gjeografike të Mesdheut do ndikojë në rritjen e temperaturave në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira dhe reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim të veriperëndimit, me shpejtësi 7 m/sek., në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.4-0.8 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 20/40°C,
Zonat e ulëta 23/42°C,
Zonat bregdetare 26/39°C.























