Eurodeputeti austriak mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’
BKT
Lajme

Eurodeputeti austriak mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’

RTKlive

Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian, ka mirëpritur lansimin e “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Eurodeputeti Lukas Mandl, i cili njihet se përkrahës i Kosovës në shumë nisma ka shkruar në ‘X’, për këtë lansim të dritares për investime.

Ndryshe pakoja për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, për të garantuar kredi investuese të diasporës sonë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre, në Republikën e Kosovës

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha dje se lansimi i ‘Dritares për Investime të Diasporës’ është hap që dëshmon për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë. Kurti tha se ka mërgimtarë po kthehen e investojnë në Kosovë.

"Dritarja për Investime e lehtëson financimin e projekteve ta cilat bizneseve të mërgatës tonë ia mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. E tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullësi, më shumë punë. Me investime e përmirësimin e kushteve të jetesës, nuk mbesin edhe shumë arsye të forta që bashkëatdhetarët ta kenë cilësimin mërgimtar. Me kushte të ngjashme e ndoshta më të mira, mund të kthehen e të bëjnë biznes. Ne i quajmë mërgimtar sepse dëshirojmë që ata të kthehen", tha shefi i qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme